
Është një problem për të cilin kemi raportuar edhe më parë.
Koshët e mbeturinave të SuperVivës, përveç që po bllokojnë pamje për kyçjen e disa familjeve në rrugë kryesore (kur flasim për vetura), po shkaktojnë edhe probleme për banorët pranë.
Era që kundërmon është tejet e rrezikshme, për ta, andaj edhe ekziston një kërkesë e njërës prej familjeve që këta koshë mbeturinash të hiqen nga aty.
Ky vendim është që në vitin 2020, nënshkruar nga atëbotë drejtori i Shërbimeve Publike, që rastis të jetë edhe aktuali, Përparim Krasniqi.
Por, përkundër këtij vendimi, koshtë vazhdojnë të jenë aty, në të njëjtin vend.
Duke marrë parasysh faktin se faqja e Super Vivës nuk kishte të dhënat e postës elektronike në faqen e tyre në “Facebook”, konform ligjeve në fuqi jemi të detyruar që ta publikojmë versionin e tyre, kurdo që e publikojnë (nëse vendosin ta publikojnë)./Rahoveci n’Fokus