Nga gjiza te respekti, Smajl Latifi bëhet pambuk karshi familjes Vuçitërna – zbutë tej mase gjuhën

Edhe Smajl Latifi megjithatë e njeh frikën. Frikën nga humbja. Nga humbja në zgjedhjet e 12 tetorit që veçse kanë filluar të nxehen ende pa nisur fushata.

Të gjitha sondazhet joformale të kryera në komunë e vënë Smajl Latifin në balotazh me 35%, teksa në raundin e dytë ka një marrëveshje në parim, pra pa nënshkrim që të gjithë të votojnë kundër tij për ta hequr nga kolltuku i të parit.

Këtë frikë e pohoi indirekt edhe vetë Latifi përmes një postimi në “Facebook”, ku zyrtarizoi kandidaturën e Sabrije Vuçitërnës, familje kjo që u përulë ashpër nga vetë Latifi në seancën e fundit kur iu drejtua asamblistes së VV-së, Vlora Vuçitërna. Kësaj të fundit, kryetari i tha: “nëse i hyjmë në gjeneral familjes tënde, del gjizë” (shih videon e mëposhtme nga minuta 4:25).

Ndërkaq më poshtë keni postimin e sotëm të Latifit, ku thur elozhe për familjen e nderuar Vuçitërna, duke përçuar mesazh e ledhatim parazgjedhor që nuk pritet ta bindë familjen shumë të respektuar në qytet.