
Nuk dihet arsyeja pse ka ndodhur një gjë të tillë, por gjithsesi, duhet përmirësuar sa më shpejt të jetë e mundur.
Në njërën prej pikave të Viva Fresh Store, në Xërxë (e përuruar para dy ditësh) e në njërin kupon është hasur gjuha serbe.
Siç edhe mund ta shihni në fotografitë e ardhura në adresë të redaksisë, në vend të fjalës “zbritje” është përdorur ajo serbe “popust”.
Veç kësaj, në serbisht është edhe fjala “gotovina”, përkatësisht “para të gatshme” dhe fare në fund fjala “osnovica”, gjegjësisht “baza”, pra çmimi pa TVSh.
Rahoveci n’Fokus veçse ka kontaktuar me përgjegjësit për të marrë qëndrimin e tyre rreth kësaj çështjeje, por që deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.
Shih fotot: