
Foto: Kallxo.com
Smajl Latifi i frikësohet tejmase balotazhit. Kështu i kanë thënë Rahovecit n’Fokus burime pranë kabinetit të tij.
Arsyeja kryesore pse ai ka frikë për një gjë të tillë është se më nuk po u beson as bashkëpunëtorëve të vet.
Rezultati në zgjedhjet qendrore ishte në disfavor total të Latifit dhe si njohës i mirë i politikës tash e 25 vjet e di që ndonjë frymë potenciale mund t’i kundërvihet sidomos nëse shkohet në balotazh, e që kjo pritet të jetë thuajse e sigurt.
Në anën tjetër, duket një marrëveshje në parim mes partive opozitare që, kushdo që prek balotazhin të votohet e të hiqet Latifi nga kolltuku që po e mban tash e tetë vjet radhazi, duke mos llogaritur ato 2.5 të tjera nga 2011-shi deri më 2013.
I pari i Rahovecit e ka filluar fushatën më herët sesa kundërkandidatët e tij, por e di që gjithçka mund të ndryshojë, e sidomos nëse zgjedhjet mbahen në të njëjtin ditë.
Duhet thënë, rezultati në komunën tonë mund të jetë fatal për AAK-në në nivel vendi, e Smajl Latifi e di fare mirë këtë punë./Rahoveci n’Fokus