Emocionuese: Pensionohet “Bukra”

Pas 40 vjetësh shërbim, kryeinfermierja Bukurije Çanta del në pension.
 
Një kapitull i gjatë dhe i ndritur përfundon për kryeinfermieren Bukurije Çanta, e cila pas katër dekadash pune në shërbim të qytetarëve, ka dalë në pension.
 
E njohur për përkushtimin, qetësinë dhe kujdesin ndaj pacientëve, znj. Çanta ka qenë një emër i respektuar në sistemin shëndetësor të komunës sonë.
 
Pensionimi i saj shënon mbylljen e një epoke të vërtetë kujdesi dhe humanizmi.
 
Faleminderit për gjithçka, dhe gëzuar këtë kapitull të ri të jetës!