Komuna vë fqinjët në ‘konflikt’, s’e gjejnë gjuhën e përbashkët për intervenim pas huqjes së autoriteteve

Një intervenim i keq në njërën pjesë të rrugës kah Hamoci, po i shkakton telashe të mëdha një familjeje rahovecase.

Kjo pasi, në momentin e parë që po ka të reshura, uji po i hyn brenda në shtëpi.

Kryefamiljari, disa herë ka bërë kërkesë në drejtorinë për Shërbime Publike që të bëjnë një zgjidhje, këta të fundit i kanë bërë thirrje që të gjejë gjuhë të përbashkët me fqinjët.

E kjo gjuhë e përbashkët me fqinjët është thuajse e pamundur, për shkak se të dyja shtëpitë po pësojnë nga të reshurat.

Ndërkaq, autoritetet mund ta mbyllin çështjen shumë shpejt, duke e plotësuar hapësirën e krijuar, gjegjësisht gropën.

Banorët aty pranë i kanë thënë redaksisë sonë që janë edhe në pritje të mediave nacionale për t’iu treguar me video-paraqitje se ku është problemi dhe se kush e ka shkaktuar.