“S’ka rrjet, u ndalë rrjeti”, bujqit rahovecas hasin në telashe gjatë aplikimit për subvencione

Një ankesë ka ardhur para pak çastesh në adresë të redaksisë sonë.

Bëhet fjalë për njerëzit më të vyer, bujqit tanë që po përballen me vështirë të shumta në angazhimet e tyre të përditshme. Tashmë edhe në ato burokratike.

Paramendoni, nga ajo çfarë i kanë thënë redaksisë sonë është se nuk ka rrjet dhe nuk po mund t’i plotësojnë aplikacionet për subvencione.

Këta bujq i kanë thënë Rahovecit n’Fokus se problem tjetër është që nuk po respektohet fare termini. Pra, edhe nëse ke bërë termin më herët, nuk ke përparësi, duhet të presësh, gjithë ditën nëse është nevoja.

Interesante është se ka ndodhur që disa fermerë të presin me orë të tëra, edhe gjithë ditën, ndërsa pastaj janë informuar se iu duhet ndonjë letër shtesë. Pra, lëshime në organizim, që po shkakton huti e vrer tek klasa që duhet mbështetur më së shumti.

Redaksia veçse ka dërguar pyetje në drejtim të drejtorisë për Bujqësi, për të marrë versionin e tyre rreth kësaj çështjeje./Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

AS Dinamo nesër me stërvitjen e radhës, e hapur për regjistrime të reja

Akademia e Sporteve Dinamo po vijon rritjen e saj, në veçanti atë në futboll. Nesër, sipas planprogramit të publikuar në faqen zyrtare, do të jenë edhe stërvitjet e radhës. Tutje…

Vazhdoni të lexoni...
Emocionuese: Pensionohet “Bukra”

Pas 40 vjetësh shërbim, kryeinfermierja Bukurije Çanta del në pension.   Një kapitull i gjatë dhe i ndritur përfundon për kryeinfermieren Bukurije Çanta, e cila pas katër dekadash pune në…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

  • June 16, 2025
Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

  • June 16, 2025
Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

  • June 16, 2025
Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?

  • June 12, 2025
Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?