Tjetër pikë e madhe në udhëtim, Rahoveci i afrohet në vetëm tri pikë Istogut që nesër i shkon Vëllaznimit super-favorit

Foto: (Screenshot – Rahoveci24, Facebook)

Rahoveci ka arkëtuar një tjetër pikë të madhe në udhëtim ndaj Trepçës, takim ky që u zhvillua në Skënderaj.

Djelmoshat e Lecit edhe e dominuan lojën në periudha të ndryshme, por që nuk e gjetën rrugën e golit.

Gjithsesi, kjo pikë është e mirëseardhur kur kujtojmë faktin se tashmë jemë vetëm tri pikë larg Istogut, që nesër i shkon Vëllaznimit super-favorit./Rahoveci n’Fokus