Dueli jetik ndaj Lirisë, tifozët që ia duan të mirën klubit duhet të jenë te Kompleksi Sportiv

Kompleksi Sportiv duhet të jetë adresa e vetme për të gjithë tifozët e KF Rahovecit pa dallim.

Skuadra luan mbase duelin më të rëndësishëm të sezonit, pasi një triumf ndaj Lirisë do të thoshte dritë në fund të tunelit, rrjedhimisht prekje serioze e mbijetesës në një ligë tejet të fortë e me buxhete milionësh.

Veç kësaj, është ditë e shtunë dhe gjasat për atmosferë janë të mëdha, andaj nëse sadopak ia doni të mirën klubit, ejani dhe mbështesni sportivisht ekipin.

Vetëm të bashkuar ekipi mund t’ia dalë!