E FUNDIT: Gjenden eshtrat e Elhami (Qamil) Tahiraga, i zhdukur më 1998

NJOFTIM NGA KOMISIONI QEVERITAR PËR PERSONA TË ZHDUKUR

Identifikohen mbetjet mortore të qytetarit nga Rahoveci, Elhami Qamil Tahiraga.

Pas 26 vitesh pritjeje dhe pasigurie, falë identifikimit të realizuar me metodën shkencore të ADN-së, janë identifikuar mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, i cili ishte i zhdukur që nga periudha e luftës në Kosovë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka njoftuar zyrtarisht familjen Tahiraga për rezultatet e procesit të identifikimit.

Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh mbështetje dhe solidaritet të sinqertë me familjen Tahiraga, duke shpresuar që ky identifikim t’u sjellë qetësi shpirtërore dhe lehtësim pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe dhimbjeje.

INFORMACION NGA TAKIMI ME FAMILJARËT:

Elhamiu ishte raportuar i zhdukur që nga korriku i vitit 1998 gjatë luftës në Rahovec. Identifikimi i tij është bërë i mundur përmes analizës shkencore të ADN-së. Përcjellja dhe ceremonia mortore do të organizohen në koordinim me familjen.

Të ndërlidhura

Goli me finesë i Tonit në Conference League

Meriton Korenica po vazhdon me paraqitje të mira edhe në Evropë. Ylli shtetëror gjeti sërish rrugën e golit. Kësaj radhe në Conference League, përkatësisht fazën Play Off. Përkundër se skuadra…

Vazhdoni të lexoni...
Rahovecianja njofton policinë: Bashkëjetuesi më sulmoi

Një grua nga Rahoveci ka njoftuar Policinë e Kosovës për një rast sulmi në familje. Siç është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh, gruan e sulmoi një mashkull me të…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Edon Cana e “dromolit” Smajl Latifin për buzëkolapsin e KH Rahovecit: Klubi kurrkah, ai kopjon lodhët

  • August 22, 2025
Edon Cana e “dromolit” Smajl Latifin për buzëkolapsin e KH Rahovecit: Klubi kurrkah, ai kopjon lodhët

Biznesmeni Gecaj i “vardiset” pak Smajl Latifit: Mirëseerdhe kryetari më i miri në Kosovë

  • August 21, 2025
Biznesmeni Gecaj i “vardiset” pak Smajl Latifit: Mirëseerdhe kryetari më i miri në Kosovë

Goli me finesë i Tonit në Conference League

  • August 21, 2025
Goli me finesë i Tonit në Conference League

Lajm i madh: Serbia liron vëllezërit Emini, marrin rrugë për në Gjermani

  • August 21, 2025
Lajm i madh: Serbia liron vëllezërit Emini, marrin rrugë për në Gjermani