Rahoveci merr pikë të madhe ndaj Trepçës’89, s’ka dorëzim në luftën për mbijetesë

Shkuan e mund të dilnin me tri pikë, por e marrin një, të madhe gjithsesi.

Rahoveci ka dalë kokëlartë nga “Riza Lushta” përballë njërit prej pretendentëve për inkuadrim, Trepçës’89.

Dueli përfundoi 0-0, teksa me këtë pikë i afrohemi në vetëm gjashtë Istogut, me të cilin kemi edhe një ndeshje për ta zhvilluar.

Xhiron e ardhshme e presim Lirinë te Kompleksi Sportiv, andaj të gjithë duhet të mblidhemi bashkë për ta mbështetur ekipin./Rahoveci n’Fokus