ALSTONE – Projektues i projektit në Mekë: Pas interesimit të Rahovecit n’Fokus, zbulohet e vërteta…

Një projekt që bëri bujë ditë më parë në mediat kombëtare dhe lokale për Arafat Project, ku u krenuam të gjithë me të arriturat e shqiptarëve anembanë botës, këtë herë për një ide të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite.

Arkitektët që promovuan punën e tyre për këtë projekt e prezantuan atë si idenë e tyre, por e vërteta është ndryshe. Pas interesimit të Rahovecit n’Fokus për këtë çështje, del se kompania që e ideoi, projektoi dhe aplikoi për këtë punë në Mekë është ALSTONE, me seli në Rahovec, përmes stafit të saj dhe ekipit kontraktues të arkitektëve.

Më poshtë është edhe sqarimi i kompanisë:

*“Po, projekti i postuar është pronësi e kompanisë ALSTONE. Arkitektja në fjalë ka qenë e punësuar në kompaninë tonë dhe ka keqpërdorur pozitën e saj duke postuar projektet e brendshme të kompanisë sikur të ishin të sajat. Ajo ka bërë shkelje të marrëveshjes NDA dhe kontratës së punës.

Ne ende jemi duke punuar në këtë projekt, gjithashtu jemi në pritje të përgjigjes. Ky informacion, i dalë në publik pa asnjë nevojë, ka dëmtuar kompaninë tonë por edhe partnerët tanë të jashtëm. E kemi informuar me email ish-punonjësen dhe po ndërmarrim hapat ligjorë të nevojshëm.”*

Rahoveci n’Fokus do t’ju mbajë të informuar edhe më tutje rreth kësaj çështjeje.

Të ndërlidhura

Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Importuesi i veturave nga Koreja, Besim Canziba ka folur për mikrofonat e Rahoveci n’Fokus, ku ka dhënë detaje dhe ka informuar qytetarët lidhur me përparësitë e të pasurit një veturë…

Vazhdoni të lexoni...
Nuri Bugari nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme në Austri

Nuri Bugari, djali i dëshmorit të UÇK-së Avdullah Bugari, ka shënuar një tjetër sukses të madh në biznesin e tij në Austri. Kompania e tij Auto Bugari GmbH ka nënshkruar…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

  • June 16, 2025
Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

  • June 16, 2025
Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

  • June 16, 2025
Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?

  • June 12, 2025
Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?