Fantastike: Meriton Korenica lojtari i muajit te Cluj

Meriton Korenica është zgjedhur lojtari i muajit shkurt te skuadra e tij, Cluj.

Kjo tashmë është bërë e ditur nga vetë klubi që e ka shpërndarë përmes rrjeteve sociale këtë njoftim, përcjell Rahoveci n’Fokus.

Më se e merituar kjo pas paraqitjeve fantastike e golave me bollëk që i regjistroi muajin që lamë pas.

Ka qenë gazetari Arlind Sadiku që ka thënë se ai duhet të ftohet me patjetër te Kosova për grumbullimin e radhës.