Dështimi kolosal i Enis Durgutit në zgjedhjet e 9 shkurtit pritet t’i aktivizojë veprimtarët “all star” të LDK-së, Ibrahim Kryeziun e Nahit Elshanin

Edhe në momentet më të këqija të partisë, duke mos investuar shumë para në medie, Ibrahim Kryeziu regjistronte shifra të majme votash në komunën tonë, por dhe jo vetëm. 

Tash e 40 vite duke u marrë me politikë, nuk ka fshat që nuk e njohin atë, teksa padyshim është një ng atutë kryesore të Lidhjes Demokratike në Rahovec. 

Jo vetëm kaq. Edhe bashkëkohaniku i tij, Nahit Elshani, një personalitet që njeh mirë sistemin zgjedhor dhe organizimin në degë pritet të rikthehet fuqishëm, në veçanti pas dështimit kolosal të Enis Durgutit në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Problemi në LDK është i qartë: kush do të jetë bartës liste dhe kush do të marrë përgjegjësinë e riorganizimit potencial të degës në rast humbjeje në zgjedhjet lokale, me këto të fundit që janë afruar shumë shpejt.

Duhet pranuar, aktualisht sondazhet e radhisin LDK-në me pak gjasa për të marrë komunën, pasi përballë do ta kenë Smajl Latifin, që dorën në zemër momentalisht në seancat e kuvendit nuk e ka opozitën e fortë nga Lidhja Demokratike, çfarë realisht do duhej ta kishte partia më e vjetër në vend. /Rahoveci n’Fokus