A po e bllokon Smajl Latifi investimin multi-milionësh ku do të përfitonin shumë biznese tona?!

Nuk dihet pse, por një kryetar që ia do të mirën qytetit do ta mbyllte shpejt çështjen kur përpara do të kishte një investim multi-milionësh për qytetarët, përkatësisht bizneset tona.

Paramendoni se sa afaristë e sipërmarrës rahovecianë do të përfitonin sikur Smajl Latifi ta ndihmonte investitorin në gjetjen e një zgjidhjeje për të filluar punën qysh në mars.

Po t’i shohim komunat tjera që udhëhiqen nga e njëjta parti, bëjnë çdo gjë që është e mundur, gjithmonë brenda mundësive ligjore vetëm e vetëm që t’u hapet rruga zhvillimit të komunës. 

Por, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh në Rahovec. Nuk e besojmë që Latifi ende e ka inatin e zgjedhjeve, sepse konsiderojmë që në këtë “mesele” është tash e mbi 20 vite dhe se zgjedhjet lokale janë shumë afër. 

Fundja, është edhe interes i tij, pasi në mediet nacionale do ta proklamonte si tërheqje e investimeve nga jashtë./Rahoveci n’Fokus