Toni në formacionin e javës në Rumani

Meriton Korenica ka vazhduar me formën fenomenale në Rumani.

Ai hyri sërish në listën e realizatorëve, duke shkuar në kuotën e gjashtë golave vetëm në kampionat, përcjell Rahoveci n’Fokus.

Këto paraqitje kanë ndikuar që ai të gjejë vend në 11-shen më të mirë të javës në elitën rumune të futbollit.

Më poshtë edhe formacioni i plotë, teksa shpresojmë që Tonin ta shohim çdo javë aty.

Për më tepër, duket se ftesa nga përzgjedhësi i kombëtares, Franco Foda për ndeshjet e marsit është çështje e kryer.