Hoxha pranon t’i përgjigjet vetëm mbrojtjes, gjykatësi: Obligoheni t’i përgjigjeni edhe Prokurorisë

Ka vazhduar sot seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, në të cilën po vazhdon dëshmia e dëshmitarit Ismet Tara, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tara tha se megjithëse Prokuroria e Specializuar nuk ia ka shfaqur ende dokumentin e vitit 2019, ai pranon të përgjigjet në pyetjet e avokatëve mbrojtës.

Komandant ‘Hoxha’ tha se do t’i përgjigjet vetëm pyetjeve të mbrojtjes.

“Do t’i përgjigjem pyetjeve të atyre [mbrojtjes]. Të gjithave”, tha Tara.

Gjykatësi Charles Smith ia bëri me dije dëshmitarit se nëse ai i përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes, obligohet t’i përgjigjet edhe pyetjeve të prokurorisë, të cilave ka refuzuar t’i përgjigjet që nga seanca e djeshme – e fillimit të dëshmisë së tij në Hagë.

“Të mbrojtjes po, por të prokurores time, e cila e ka fshehur dokumentin tim, jo”, tha ai.
Gjyqtari Smith kërkoi nga avokati i dëshmitarit që t’ia shpjegojë atij se nuk mund t’i përgjigjet vetëm pyetjeve të mbrojtjes dhe pastaj vendosi për dhjetë minuta pauzë.

Të ndërlidhura

Vreshtarët kërkojnë ta marrin drejtimin e KF Rahovecit, tregohen pak të ashpër ndaj kryesisë aktuale

Vreshtarët janë treguar pak të ashpër karshi kryesisë aktuale pas rënies nga liga.  Përmes një postimi që u shpërnda me të madhe nga anëtarët e tifo-grupit, kërkohet që ata ta…

Vazhdoni të lexoni...
Skandal: Në shfmu “Isa Boletini” vendosen kamera të kompanisë kineze që është në listën e zezë të ShBA-së

Një huqje e paprecentë është bërë së fundi nga drejtoria e Arsimit në Rahovec. Kjo për faktin se, ky dikaster që udhëhiqet nga Avni Morina ka vendosur kamera të sigurisë…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Çka na thanë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit?

  • April 30, 2025
Çka na thanë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit?

Vreshtarët kërkojnë ta marrin drejtimin e KF Rahovecit, tregohen pak të ashpër ndaj kryesisë aktuale

  • April 30, 2025
Vreshtarët kërkojnë ta marrin drejtimin e KF Rahovecit, tregohen pak të ashpër ndaj kryesisë aktuale

“S’ka rrjet, u ndalë rrjeti”, bujqit rahovecas hasin në telashe gjatë aplikimit për subvencione

  • April 29, 2025
“S’ka rrjet, u ndalë rrjeti”, bujqit rahovecas hasin në telashe gjatë aplikimit për subvencione

E FUNDIT: Liridon Leci jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Rahovecit

  • April 29, 2025
E FUNDIT: Liridon Leci jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Rahovecit