Duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. 50€ do të kushtojë një uniformë për nxënësit e Isa Boletinit.
Kështu ka mësuar Rahoveci n’Fokus nga prindër të shumtë që janë ankuar në adresë të redaksisë.
Atyre tashmë u është kumtuar vendimi për pagesë, ndërsa vaj halli për atë që s’ka të paguajë.
Por, ky s’është problemi kryesor. Fundja, derivon nga një keqmenaxhim total i Smajl Latifit, që nga emërimi i ish-drejtorit e më pas hapat e tjerë.
Nuk duam të merremi me ata që s’janë më në detyrë, pasi nuk do të ishte korrekte nga ana jonë, por është totalisht e arsyeshme të pyesim Smajl Latifin se ku gjendet tash, kur dikur premtonte se Arsimi do të jetë prioritet i tij.
Ku është Smajl Latifi që thotë se mendon për të gjithë qytetarët? A po mendon edhe për ata prindër që në këtë krizë të madhe financiare e me inflacion të theksuar, s’kanë se ku të marrin për t’i pajisur me fëmijët me uniformë. Nuk është se nuk duan, por nuk kanë. Kaq e thjeshtë është. Gjithsesi, le të jetë në ndërgjegjien e Smajl Latifit, që nuk i këshillon nga pak vartësit e tij nëpër institucione, sikurse ky i arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.