44-vjeçari rahovecian rrahet nga ish-bashkëshortja e vajza 20-vjeçare, këto dyja arrestohen

Një 44-vjeçar në Rahovec ka përfunduar në QKMF pas një sulmi të dyfishtë që, sipas tij, iu shkaktua nga ish-bashkëshortja dhe vajza e tij 20-vjeçare.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Dëshmorët e Demokracisë”, ku viktima ka njoftuar policinë se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike nga ish-bashkëshortja, F. Z. rreth 45-vjeçare dhe vajza e tij, E. Z. rreth 20-vjeçare.

Policia ka konstatuar lëndime trupore te viktima dhe e ka dërguar për trajtim mjekësor.

Ai ka deklaruar se posedon urdhër mbrojtës aktiv ndaj ish-bashkëshortes dhe se konflikti ka lindur nga problemet e vazhdueshme mes tyre.

Të dyshuarat janë shoqëruar në stacionin policor, ku kanë mohuar akuzat, por me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për “Dhunë në familje”.

 

Të ndërlidhura

I lirë për Rahovecin, KQZ certifikon Ilir Pallqën si kandidat të pavarur

Ilir Pallqa do të jetë kandidat i pavarur për asamble. Kështu bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, duke zyrtarizuar certifikimin nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor….

Vazhdoni të lexoni...
Sot në Fortesë varroset 4-vjeçari Lean Popaj që vdiq nga një aksident në Zvicër

Katërvjeçari Lean Popaj, i cili vdiq të hënën pasi u godit nga një veturë në Zvicër, do të varroset sot në Kosovë. Fshati Fortesë i Rahovecit njoftoi se ai do…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

44-vjeçari rahovecian rrahet nga ish-bashkëshortja e vajza 20-vjeçare, këto dyja arrestohen

  • August 15, 2025
44-vjeçari rahovecian rrahet nga ish-bashkëshortja e vajza 20-vjeçare, këto dyja arrestohen

I lirë për Rahovecin, KQZ certifikon Ilir Pallqën si kandidat të pavarur

  • August 14, 2025
I lirë për Rahovecin, KQZ certifikon Ilir Pallqën si kandidat të pavarur

Shaip Shala: KH Rahoveci mund të shuhet

  • August 14, 2025
Shaip Shala: KH Rahoveci mund të shuhet

OVL në Rahovec: Vëllezërit Emini të arrestuar në Serbi nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së

  • August 14, 2025
OVL në Rahovec: Vëllezërit Emini të arrestuar në Serbi nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së