Rahovec: 23-vjeçari fshehë drogën në gjenitale, sulmon policin në tentim për t’i ikur arrestimit

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Sipas Sinjalit, një incident i tillë ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Hoçë e Vogël – Rahovec, ku një i ri ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë një kontrolli rutinë.

Më 19 gusht 2025, rreth orës 16:20, patrulla policore kishte ndaluar për kontroll një veturë të tipit VW Golf VI, që drejtohej nga R.R.,rreth 23-vjeçar. Gjatë kontrollit, i dyshuari ka shfaqur sjellje të dyshimta, ndërsa në momentin kur policët kanë tentuar ta kontrollojnë, ai është përpjekur të ikë.

Zyrtarët arritën ta ndalojnë, por gjatë rezistencës i dyshuari ka sulmuar njërin prej policëve, duke i shkaktuar lëndime të lehta në të dy duart.

Në përpjekje për të fshehur provat, nga pjesa gjenitale ai ka nxjerrë një paketim me pluhur të bardhë, të dyshuar si kokainë, të cilin e hodhi në tokë. Substanca është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Atij i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF Rahovec, ashtu si edhe zyrtarit policor të lënduar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Ruli është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga NJHTN dhe Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ndërlidhura

Një mjeke më shumë nga Rahoveci – Anita Tara diplomon në Lubljanë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme

Anita Tara është mjekja më e re nga Rahoveci, ani se ka diplomuar në Slloveni. Kështu bënë të ditur autoritetet komunale, që edhe ia ndanë një mirënjohje. Tara jeton me…

Vazhdoni të lexoni...
Tjetër rast dhune në Rahovec, vjehrri sulmon nusen

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në një familje në Rahovec. Në raportin e policisë thuhet se rreth orës 19:40 është raportuar një rast i dhunës në familje,…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Një mjeke më shumë nga Rahoveci – Anita Tara diplomon në Lubljanë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme

  • August 20, 2025
Një mjeke më shumë nga Rahoveci – Anita Tara diplomon në Lubljanë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme

Fatmir Iska mes rreshtash për Rahoveci24: Fitojmë pa balotazh