18 lojtarë të ftuar, 6 vetëm të KH Rahovecit – Kosova publikon listën e hendbollistëve për duelin ndaj Britanisë së Madhe

Kosova ka publikuar listën e hendbollistëve të ftuar për duelin ndaj Britanisë së Madhe, duel ky i vlefshëm për kualifikimet e Botërorit 2027.

Siç edhe mund ta shihni në listën e mëposhtme, 6 nga 18 henbollistët janë lojtarë të KH Rahovecit.

Duhet thënë që në këtë grumbullim mungojnë dy kapitenët Valon Dedaj e Kastriot Jupaj, ndërkaq spikat pivoti Ardit Tafilaj i “Vreshtarëve” që ftohet për herë të parë.