1246 votat nga Diaspora vendimtare për Rahovecin

Tashmë dihet gjithçka. 1246 vota janë nga Diaspora.

Këto pritet ta determinojnë vendin e dytë në renditje, përkatësisht partinë që do të shkojë në balotazh.

Këtu shumica e votave janë të siguruara nga kandidatët për Kuvend Komunal, andaj nuk është larg mendjes që të ketë ndonjë ndryshim.

Në anëm tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës po shpreson shumë tek këto vota për të shkuar në rundin e dytë.

Momentalisht ka 195 vota më pak se LVV-ja./Rahoveci n’Fokus